Shpend Ahmeti viziton stadiumin e Prishtinës (FOTO)

Sport November 16, 2017 - 18:30

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot e ka vizituar stadiumin e Prishtinës, i cili është duke u rinovuar.

Kryetari aktual mezi po i pret kryerjen e punimeve në mënyrë që FC Prishtinës t’i lehtësohet veprimtaria.

Në profilin e tij në “Facebook” Ahmeti shkruan:

Punimet për renovimin e stadiumit janë në përfundim e sipër

Është një nga projektet më të rëndësishme ku ka participuar Komuna e Prishtinës me 1 milion euro. Ky stadiumi modern, do t’i shërbejë klubit të futbolli “FC Prishtina”.

Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë edhe më tutje në përmirësimin e kushteve për sportistët tanë. Tashmë janë planifikuar investimet për ndërtimin e disa fushave sintetike në Prishtinë, që do të jenë në dispozicion të klubeve tona sportive.

Image

Image

Image