Rikthehet Superliga, ja kur zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të

Sport November 13, 2017 - 14:00

Pas pushimit prej dy javësh, për shkak të ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës dhe datave të lira të FIFA-s, është koha për ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi i xhiros së 15-të të Superligës së futbollit do të zhvillohet të shtunën, shkruan zeri.info.

Lideri Llapi e pret Feronikelin, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante. Interesant pritet të jetë edhe në Gjakovë e Gjilan.

Për shkak të zgjedhjeve lokale në vend, të dielën s’do të ketë asnjë lojë. /Zëri/

Superliga - Java e 15-të

E premte: Vëllaznimi – Gjilani, Prishtina – Drenica e Flamurtari – Besa.

E shtunë: Drita – Liria, Llapi – Feronikeli e Trepça ‘89 – Vllaznia (P). Ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri/