Tirana - Bashkimi, kështu mbyllet derbi shqiptar i Ligës Ballkanike

Sport October 25, 2017 - 20:51

Tirana e ka fituar derbin shqiptar të Ligës Ballkanike, pasi e mposhti Bashkimin me rezultat 74:69, në ndeshjen e zhvilluar sonte në kryeqytetin shqiptar, shkruan zeri.info.

Ekipi tiranas e ka fituar çerekun e parë 23:20, ndërsa atë të dytë 18:13, për ta mbyllur pjesën e parë me 8 pikë epëri, 41:33.

Në 10 minutëshin e dytë, ekipi Portokalli ishte më i mirë, duke e fituar atë 22:17, për ta ngushtuar sadopak rezultatin.

Mirëpo, në periudhën e fundit, tiranasit u treguan më të mirë dhe e fituan atë 17:14, për të triumfuar në fund me 6 pikë epërsi.

Për Tiranën, kjo ishte fitorja e parë në Ligën Ballkanike këtë sezon, kurse Bashkimi e pësoi humbjen e dytë.

Më të mirët tek Tirana ishin Hysenagolli me 27 pikë dhe Abdul-Bassit me 19.

Ndërkaq, në radhës e Bashkimit më të mirët ishin Motley me 22 pikë e Samadan me 13. /Zëri/