Tottenhami shkatërron Liverpoolin

Sport October 22, 2017 - 18:48

Totenhami ka fituar 4-1 në derbin e xhiros së nëntë të ligës angleze kundër Liverpoolit, transmeton zeri.info

Klubi londinez kaloi në epërsi qysh në minutën e 4-t, kurse e dyfishoi në minutën e 12-të.

Mohamed Salah shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1 në minutën e 24-të, kurse në përfundim të pjesës së parë, londinezët shënuan golin e tretë përmes Dele Allit (45’).

Fitoren e vendasve e vulosi sulmuesi në top formë, Kane, i cili realizoi në minutën e 56-të./Zëri