Ibra mund të luajë edhe për 5 apo 6 vite

Sport October 22, 2017 - 14:36

Menaxheri i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola thotë se sulmuesi i Manchester Unitedit pret që boshnjaku të luajë edhe për shumë vite të tjera, transmeton zeri.info

Reprezentuesi suedez është duke u shëruar nga një lëndim serioz në gju dhe pritet të kthehet në aksion gjatë muajit dhjetor apa janar.

Raiola thotë se ish-futbollisti i Interit, Barcelonës, Milanit dhe PSG-së mund të luaj edhe për 5 apo 6 vite.

“Ai ka aq shumë brenda tij. Mendoj se 5 apo 6 vjet minimumi. Nuk do ta lejoj që të ndaloj, ai duhet të punoj për mua tani”, deklaroi Raiola.

“Kam punuar për të për shumë vite, tani është radha ime. Fëmijët e mi janë të rritur dhe kam nevoj për para. Ne jemi pajtuar që ai tani do të punoj 5 vite për mua”, shtoi ai./Zëri