Hasi befason me skuadrën e re

Sport October 20, 2017 - 13:49

Besnik Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Austrisë

Trajneri kosovar, Besnik Hasi shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re pas shkarkimit nga ekipi grek, Olympiacos.

Sipas gazetës sportive shqiptare “Panorama Sport”, Besnik Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e preferueses së Austrisë.

Hasi thuhet se në fund të viti mund ta zëvendësoj trajnerin zviceran, Marcel Koller, i cili pritet të largohet në fund të vitit pas dështimit për të kualifikuar përfaqësuesen e Austrisë në Botërorin e Rusisë.

Pro, gjatë kësaj jave, mediat belge kanë raportuar se Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës belge, Kortrijk.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do ta drejtoj Hasi pas aventurës dëshpëruese te Olympiacos dhe Legia Warsawa.