Mbappe kërkon më shumë nga PSG-ja

Sport October 19, 2017 - 11:06

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe thotë se ekipi i tij mund të përmirësohet ende, transmeton zeri.info

Klubi parisien e ka filluar në mënyrë të shkëlqyeshme edicionin e ri dhe kryeson në ligën franceze dhe në grupin B të Ligës së Kampionëve.

Francezët së fundmi triumfuan të mërkurën ndaj Anderlechtit 0-4. Mbappe, i cili shënoi gol në këtë takim, thotë se parisienët mund të përmirësohen ende.

“Jo çdo ndeshje mund të jetë si ajo ndaj Bayernit. Ne erdhëm këtu për të fituar bindshëm dhe e bëmë këtë. Ne jemi të lumtur që shkojmë në shtëpi me tre pikë. Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë dhe ka edhe shumë ndeshje të tjera, por ne duhet të jemi të aftë të kontrollojmë momentet tona më të këqija ashtu si momentet e mira”, tha ai./Zëri