Shkëndija në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë

Sport October 18, 2017 - 17:04

Shkëndija është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, shkruan zeri.info.

Skuadra tetovare arriti ta eliminojë në të tetën e finales Rabotniçkin, të cilin e mposhti vetëm pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

ër Kuqezinjtë golin e avantazhit e ka shënuar Marjan Radeski në minutën e pestë, kurse rezultatin e barazoi Herera (80’).

Heroi i Shkëndijës ishte portieri Zahov me pritjet e tij nga 11-metërshi. Shkëndija fitoi 3:2 pas penalltive. /Zëri/