Vështirë për Dortmundin në Champions

Sport October 18, 2017 - 13:18

Trajneri i Borussia Dortmundit, Peter Bosz thotë se do të jetë shumë e vështirë që ekipi i tij të kaloj fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi gjerman arkëtoi pikën e parë në këtë kompeticion ndaj APOEL Nicosias në bazimin 1-1, kurse mbetet 6 pikë prapa dy skuadrave të para, Real Madridit dhe Tottenhamit që kanë nga 7 sosh.

Bosz thotë se kualifikimi në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve do të jetë shumë i vështirë pas dështimit të gjermanëve për të fituar në APOEL.

“Rezultati është zhgënjyes. Ne filluam mirë, por pastaj u ndalëm. Pastaj luajtëm më ngadalë dhe më keq”, tha Bosz.

“Duhet të shikojmë veten. Ne nuk shkonim shpejt në sulm, ne provuam që të përmirësoheshim por nuk arritëm ta bënim këtë gjë. Në ndeshje të tilla është e rëndësishme që të shënosh golin e parë”, shoi ai./Zëri