Juve heq dorë nga Can

Sport October 02, 2017 - 12:57

Juventusi ishte lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk do të vazhdojë me ndjekjen e 23-vjeçarin gjatë janarit, transmeton zeri.info

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta nuk prej që kampioni aktual italian të bëj ofertë për Can në afatin kalimtar të dimrit.

Reprezentuesi gjerman ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.

“Nuk besoj që do të bëjmë ndonjë lëvizje në janar. Kemi një skuadër garuese”, deklaroi Marotta për “Premium Sport”.

“Kemi tre lojtarë në mesfushë. Kemi lojtarë të rinj. Kemi besim tek ata”, shtoi ai. I pyetur për Can, Marotta u shpreh:

“Nuk mendoj se ka diçka aty. Nuk mendoj se Liverpooli do të humb një lojtar të rëndësishëm” u shpreh Marotta./Zëri