Ozil transferohet në Turqi?

Sport September 26, 2017 - 16:09

Mesut Ozil mund të luajë në futbollin turk, për herë të parë në karrierë, raporton zeri.info.

Futbollisti gjerman me prejardhje turke mund të përfundojë në qytetin e madh turk, Stamboll, gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja turke “Sporx”, sipas së cilës, mesfushori ofanziv, të cilit do t’i skadojë kontrata me Arsenalin në fund të këtij viti, është objektivi më i madh i Fenerbahçes në “pazarin” e verës së vitit 2018.

Kandidati i presidencës së klubit turk, Ali Koc, ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta transferuar përfaqësuesin gjerman në Turqi nëse i fiton zgjedhjet në klub.

Ozil, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Werder Bremen dhe Real Madrid, po ashtu është objektiv i Interit dhe Manchester Unitedit. /Zëri/