Në Meksikë ndërroi jetë tifozi 6-vjeçar i Ronaldos, shikoni çfarë bën CR7 (FOTO)
Cristiano Ronaldo e ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.
Ai është solidarizuar me familjen e 6-vjeçarit Santiago Flores, i cili humbi jetën pas një tërmeti në Meksikë.
Ky i fundit vdiq pas një tërmeti në shkollë, derisa ishte tifoz i flaktë i Cristiano Ronaldos.
“Në këto momente të vështira dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e Santiagos dhe gjithë familjarëve tjerë që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka shkruar Ronaldo, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai mori përgjigje nga halla e Santiagos.
Kjo e fundit falënderoi Ronaldon për faktin se ka qenë inspirim i vogëlushit Santiago.
En este momento de dolor, envío a la familia de Santiago y a todas las familias que han perdido sus seres queridos un enorme abrazo. pic.twitter.com/odD28aFPfv
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) September 24, 2017