Ja kë e fajëson Dardan Berisha për humbjen nga bjellorusët!

Sport September 19, 2017 - 21:10

Edhe Dardan Berisha ka mbetur i zhgënjyer me lojën që e bënë prishtinasit në aspektin ofanziv ndaj skuadrës bjelloruse, Tsmoki Minsk, nga e cila humbën me rezultat 50:57, në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info.

“Në mbrojtje ishim mirë, por dështoi sulmi. Nuk kishim koncept, ndoshta është ekip i ri ai i yni dhe i pa komponuar ende. Sidoqoftë, ne do të luftojmë dhe do ta japim maksimumin në lojën e kthimit. Do të tentojmë ta kthejmë rezultatin, edhe pse duhet pranuar se nuk do të jetë aspak e lehtë”, theksoi Berisha pas lojës në konferencë për shtyp. /Zëri/