Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje

Sport August 14, 2017 - 16:25

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është suspenduar për 5 ndeshje, transmeton zeri.info

Portugezi ishte ndëshkuar me të kuq pas dy kartonave të verdhë dhe pas këtij vendimi e kishte shtyer referin e ndeshjes.

Kjo ka ndikuar që futbollisti të ketë një dënim më të gjatë.

Përveç ndeshjes kthyese të Superkupës spanjolle ndaj Barcelonës, reprezentuesi portugez do të mungojë në katër ndeshjet e madrilenëve në ligën spanjolle kundër Deportivo La Corunas, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.

Sidoqoftë, Real Madridi ka dhjetë ditë për të apeluar këtë dënim./Zëri