180 milionë euro për Mbappe

Sport July 28, 2017 - 17:27

Monaco është e gatshme ta shesë yllin e saj të ri, Kylian Mbappe, raporton zeri.info.

Mirëpo, klubi mbretëror francez nuk e ka ndërmend ta “falë” lojtarin e saj, prandaj e ka vendosur edhe çmimin për të.

Sipas të së përditshmes franceze “L’Equipe”, Monaco do ta shesë përfaqësuesin e ri francez nëse e merr një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Kampioni i ri i Ligue 1 është në bisedime të vazhdueshme me lojtarin për vazhdimin e kontratës me të, ndërsa për Mbappe interesim ka shprehur më së shumti Real Madridi, por nuk mbeten shumë prapa as Manchester City e Paris Saint-Germaini.

Pra, Monaco ka lëshuar pe dhe është dorëzuar për lojtarin, të cilin megjithatë do ta shiste vetëm nëse e merr një ofertë të majme dhe të parefuzueshme financiare për të. /Zëri/