Shifrat e 'çmendura' kërcënim për futbolllin

Sport July 26, 2017 - 10:21

Jose Mourinho thotë se niveli i shpenzimeve për transferime është duke arritur një nivel të rrezikshëm, por mbrojti shpenzimet e klubit të tij, transmeton zeri.info

Transferimet rekorde të futbollit mund të thyhen gjatë ditëve në vijim, nëse Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi për 180 milionë euro apo Neymari te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.

Manchester United shpenzoi 120 milionë funte për të transferuar Roemlu Lukakun dhe Victor Lindelofin gjatë kësaj, kurse gjatë vitit të kaluar klubi anglez theu rekordin e transferimeve me nënshkrimin e Paul Pogbas nga Juventusi për 105 milionë euro.

“Disa klube pranojnë të paguajnë, kurse disa të tjera jo sepse nuk pranojnë shifrat që janë duke mbizotëruar në treg dhe kjo është ajo që më shqetëson, sepse tani ne flasim për 30, 40 apo 50 milionë funte në një mënyrë shumë të thjeshtë.”, deklaroi portugezi./Zëri