Mirabelli: Sanches është një objektiv i Milanit

Sport July 21, 2017 - 16:37

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli thotë se mesfushori i Bayern Munichut, Renato Sanchez ende është një objektiv i Milanit, transmeton zeri.info

Presidenti i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge kishte deklaruar më herët se ai nuk beson që Milani do të ofroj shumën e kërkuar për 19-vjeçarin.

Milani deri më tani ka shpenzuar mbi 200 milionë euro gjatë kësaj vere, por Mirabelli nuk sheh ndonjë arsye për të mos transferuar lojtarë të tjerë gjatë kësaj vere.

“E njoh futbollistin që prej kohës së tij te Benfica. Ai është një lojtar i madh dhe ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Bayernin. Nuk mund të përjashtoj se kjo është një lëvizje për të cilën nuk jemi duke menduar.”, deklaroi Mirabelli./Zëri