Chelsea pas Agueros

Sport July 17, 2017 - 15:04

Pas dështimit për të transferuar Romelu Lukakun, Chelsea ka kthyer sytë nga sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, transmeton zeri.info

Sidoqoftë kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur, raporton “Sky Sport”.

I pyetur se a do të qëndroj Aguero, pronari i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak kishte deklaruar: “Padyshim. Anjëherë nuk kam pasur dyshime për këtë. Kam lexuar shumë spekulime për këtë gjë dhe është qesharake.Sergio Aguero është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.”/Zëri