ZYRTARE: Ahmet Kandemir, trajner i Prishtinës

Sport June 29, 2017 - 13:22

Kampioni në fuqi i basketbollit, Sigal Prishtina, ka emëruar për trajner, Ahmet Kandemirin, i cili edhe më parë ka drejtuar bardhekaltërit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.

“Ju njoftojmë që kemi arritur me kryetrajnerin Ahmet Kandemir i cili është i njohur për tifozët e klubit tonë pasi edhe më parë ishte timonier i skuadrës. Kandemir, njëri nga trajnerët më të dalluar të Turqisë do të marrë drejtimin e skuadrës për një fillim të fuqishëm në ketë nivel të ri të garave”, shkruan faqja e Prishtinës, raporton Gazeta Olle.

Kandemir ka drejtuar skuadrat e njohura turke, si Beshiktash, Pinar Karsiyaka etj.

Njoftimi i plotë i Prishtinës

Zyrtare: Pas konfirmimit nga Liga e Kampionëve, fillojmë me vlugun e pregaditjeve për sezonin historik të klubit për pjesëmarrje në ligën më të fortë Evropiane të FIBA, kemi filluar pregaditjet për paraqitje dinjitoze në këtë konkurrencë shumë të fortë.

Ju njoftojmë që kemi arritur me kryetrajnerin Ahmet Kandemir i cili është i njohur për tifozët e klubit tonë pasi edhe më parë ishte timonier i skuadrës.

Kandemir, njëri nga trajnerët më të dalluar të Turqisë do të marrë drejtimin e skuadrës për një fillim të fuqishëm në ketë nivel të ri të garave.

Shkurtimisht, Kandemir ishte drejtues i skudrave të njohura Turke gjatë karrierës së tij, ndër to Besiktas dhe Pinar Karsiyaka, ndër skuadrat më cilësore të Turqisë.

Mirësevjen në Shtëpinë e Kampionëve, Kampion.

Sampiyonlarin evine Hosgeldiniz

Së shpejti ju njoftojmë edhe për befasi tjera.

Besojmë fuqishëm në Prishtinën tonë.