Alves shpreh admirimin për Guardiolan

Sport June 23, 2017 - 14:38

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves thotë se të gjithë e dinë admirimin e tij për Pep Guardiolas, teksa ende vazhdojnë spekulimet për futbollistin, transmeton zeri.info

Para disa ditëve drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta kishte konfirmuar se braziliani kishte kërkuar largimin nga klubi italian.

Alves kishte punuar me Guardiolan gjatë kohës sa ishin së bashku te Barcelona dhe ai pranon se menaxheri i tij është duke punuar për largimin e tij nga Torino.

“Të largohem nga Juventusi si lojtar i lirë? Nuk e di çfarë është duke ndodhur.”, deklaroi reprezentuesi brazilian.

“A e kam kërkuar largimin? Të gjitha punët ia kam lënë menaxherevë të mi dhe ata më kanë thënë se do të flasin me mua pasi ta kenë gjetur zgjidhjen.”, shtoi ai./Zëri