Monaco do të shkapërderdhet

Sport June 19, 2017 - 13:50

Pas një edicioni fantastik nëpër të cilin kalpi Monaco, e cila e fitoi titullin e kampionit të Francës dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka ardhur një verë e rrezikshme për këtë skuadër. Afati kalimtar i futbollistëve e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Monacos, e cila mund ta humbas 11-shen kryesore. Rrugën e ka hapur Bernardo Silva, i posatransferuar në Manchester City, shkruan sot gazeta "Zëri"

Danijel Subasic: Porteri i cili është pjesë e Monacos që prej vitit 2012, nuk bën pjesë në listat e dëshirave të top-klubeve evropiane. Por, kroati tregoi paraqitje të mira gjatë edicionit të kaluar dhe mund të jetë pjesë e dëshirave të ndonjë klubi të madh.

Djibril Sidibe: Mbrojtësi i djathtë refuzoi një lëvizje drejt Arsenalit për t’u trasnferuar drejt Monacos nga Lille dhe deri më tani vlera e tij vetëm sa është rritur. Arsene Wenger dëshiron që të tentoj përsëri për futbollstin, kurse interesim ka shprehur edhe Tottenhami. 24-vjeçari mund të luaj edhe në anën e majtë, por më shumë preferon pozitën e tij natyrale. Arsenali kishte ofruar rreth 13 milionë funte për reprezentuesin francez verën e kaluar, por çmimi sigurisht që do të jetë me i lartë kësaj radhe.

Almamy Toure: Një lojtar i cili punon në grup. 21-vjeçari, i cili ka luajtur herë si mbrojtës i djathtë e herë si qendërmbrojtës ka treguar perfomanca të mira në 24 paraqitje gjatë edicionit të kaluar. Arsenali zbuloi talentin e tij në sfidën ndaj Monacos në vitin 2015, kur londinezët humbën me rezultatin 3-1. Barcelona ka qenë i lidhur me një transferim të futbollistit.

Jemerson: Braziliani i transferuar nga Atletico Miniero tek Monaco, në janar të vitit 2016, ka arritur që ta stabilizohet mjaft mirë në ligën franceze. Lazio ka shprehur interesim për të, por 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2020 me Monacon dhe nuk pritet që të largohet.

Benjamin Mendy: Njëri nga yjet e Monacos, i aftë në të gjitha këndet, duke qenë efektin në fazën sulmuesi, në shumicën e rasteve në krahun e majtë. I transferuar nga Marseille për vetëm 5.5 milionë funte, vlera e tij tashmë është rritur shumë. Monaco e vlerëson Mendyn me një shifër prej 40 milionë funtesh. Manchester City është në bisedime për lojtarin dhe një largim i tij duket mjaft i mundshëm.

Bernardo Silva: I pari, i cili u largua nga ekipi. Silva u transferua drejt Manchester Cityt për 43 milionë funte. Guradiola shpreson që 22-vjeçari do të sjellë në Manchester, kontrollin e topit dhe mendjën e mprehtë, të cilin e ka trehuar tëk Benfica, Monaco dhe tek përfqësuesja e Portugalisë.

Tiemoue Bakayoko: Chelsea është shumë afër transferimit të reprezentuesit francez, për rreth 35 milionë funte. Fizikisht i fortë dhe me aftësi të mira teknike, 22-vjeçari do të jetë vlerë shtesë e mesfushës së Chelseat në edicionin e ardhshëm. Shpeshherë krahasohet me mesfushorin, Yaya Toure.

Fabinho: Manchester United është lidhur më një transferim të lojtarit por kjo do të varet nga përpjekjet e anglezëve për Eric Dier dhe Nemanja Matiç, të cilët janë prioritet në listën e tyre. Nga një mbrojtës i djathtë, 23-vjeçari është transformuar në një mesfushor defanziv në katër vitet e tij tek skuadra franceze.

Thomas Lemar: Arsenali ka shprehur interesim për sulmuesin e majtë. Lemar ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 14 herë në paraqitjet e edicionit të fundit. Monaco pagoi vetëm 3.4 milionë funte për nënshkrimin e tij. Sidoqoftë, sipas disa raportimeve, francezët nuk do të largojnë futbollistin nëse nga skuadra largohet Bakayoko. 

Radamel Falcao: Pas dy sezoneve zhgënjyese me Manchester Unitedin dhe Chelsean, Falcao u rikthye tek forma e tij. Kolumbiani shënoi 27 gola në 39 ndeshje. Së fundmi ai nënshkroi një kontratë të re me Monacon dhe nuk pritet largimi i tij.

Kylian Mbappe: Adoleshenti më i kërkuar në planet, nëse do të largohet sigurisht që do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Real Madridi është e interesuar dhe është e gatshmë të paguaj mbi 100 milionë funte për francezin. Mbappe realizoi 24 gola në 41 paraqitje me Monacon. Lëvizja e tij e ardhshme sigurisht se do të jetë shumë interesante për futbolldashësit./Zëri