Messi magjik: 25 finale, 26 gola (Foto)

Sport May 28, 2017 - 16:32

Sezoni 2016/17 mund të konsiderohet i suksesshëm për Leo Messin

Ai e mbylli sezonin 2016/17 me Barcelonën duke fituar titullin e Copa del Rey, i 29’të në histori të klubi, transmeton Gazeta Express.

Ashtu si në shumë finale, Leo gjeti rrugën drejt golit edhe ndaj Alavesit në finalen që u zhvillua në “Vicente Calderon”.

Ai shënoi golin e parë në fitoren prej 3:1 ndaj Alavesit, derisa Neymar e Alcacer shënuan dy golat tjerë.

Kjo ishte finalja e 25 për Leo Messin me Barcelonën dhe goli i 26’të, statistikë që nuk ka nevojë për shumë fjalë për pesë herë më të mirin e botës.

Messi e përfundoi sezonin 2016/17 me 54 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat. 

Image