Rummenigge: Alonso shembull për të tjerët

Sport May 19, 2017 - 15:48

Xabi Alonso të shtunën e zhvillon ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. Mesfushori spanjoll më herët pati bërë të ditur se në fund të edicionit do ta përfundojë karrierën, shkruan zeri.info.

Për cilësitë e tij ka folur legjenda e futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. "Alonso është njëri nga transferimet tona më të mira në vitet e fundit. Ishim me shumë fat që erdhi te ne. Ai është legjendë“, ka thënë Rummenigge në prag të ndeshjes së fundit të Alonsos.

“Te Bayerni tregoi se nuk është e domosdoshme të vraposh më shpejt se rivali, pasi mjafton të mendosh më shpejt se ai. Xabi është shembulli më i mirë për këtë. Ai ka taktikë të shkëlqyeshme, njeri shumë intelegjent dhe një nga futbollistët më të pakomplikuar që kam parë ndonjëherë“, ka shtuar Rummenigge./Zëri/