UEFA ndjek situatën e sigurisë në Maqedoni

Sport April 28, 2017 - 18:58

Ndodhitë e fundit në skenën politike në Maqedoni, janë vënë në qendër edhe të UEFA-së, e cila me një vëmendje të madhe është duke i ndjekur këto zhvillime. UEFA për momentin nuk është duke e shqyrtuar mundësin për marrjen e organizimit të Superkupës së Evropës e cila duhet të zhvillohet me 8 gusht.

 UEFA është e njoftuar për situatën politike në IRJM. Ne jemi në bashkëpunim të mirë me federatën e futbollit vendor, komitetin lokal organizativ dhe autoritetet në Shkup. Ne besojmë se të gjithë angazhimet e nevojshme do të realizohen për të pasur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë ato që janë të përfshirë në super kupën e UEFAS në gusht. –  shkruan UEFA në letrën e saj drejtuar televizionit Alsat-M.

Qeveria evropiane e futbollit së shpejti do të del, me një komunikatë rreth përgatitjeve të Superkupës 2017 në Shkup.(S.V.Ademi)