Moment i çuditshëm në ‘Bernabeu’

Sport April 24, 2017 - 17:07

Gjatë ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës ka ndodhur edhe një detal mjaft interesant, shkruan zeri.info. Golit të shënuar nga Lionel Messi i është gëzuar edhe një tifoz i Realit.

Të paktën kështu kuptohet sipas një fotografie që po qarkullon në media të shumta. Pas golit të shënuar nga Messi, një tifoz me fanellë të Realit shihet duke festuar. Madje, ka edhe spekulime se ai ka vënë bast se argjentinasi do të shënojë gol dhe kjo ka qenë arsyeja e gëzimit të tij./Zëri/