Messi ia prishi befasinë Georginas për Ronaldon

Sport April 24, 2017 - 17:06

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez kishte menduar t’i bënte një surprizë të veçantë yllit portugez dhe Realit pas ndeshjes, por plani i saj është prishur.

Shkak është bërë pikërisht goli i pësuar në sekondat e fundit, që solli dhe humbjen e rëndë për portugezin dhe shokët e tij.

Georgina Rodriguez kishte organizuar festën pas ndeshjes, në të cilën kishte ftuar dhjetëra miq, por u detyrua ta anulojë atë pasi ishin katalanasit e Barçës ata që patën për të festuar.

Image

Media portugeze “Correio da Manha” shkruan se ka qenë pikërisht Ronaldo ai që e ka ndaluar atë të vijojë më tej me party-n e organizuar më parë, sepse për fat të keq ata kishin humbur.

Mbrëmjen e djeshme Leo Messi shënoi golin e tij të 500-të me klubin, duke shkaktuar një revoltë te Ronaldo me shokët e tij të ekipit.