UEFA flet për Kosovën në Serbi

Sport March 30, 2017 - 11:27

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të qëndrojë në Serbi, ku do t’i takojë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit (FSS), shkruan zeri.info.

Ai do të zbresë të premten në kryeqytetin serb ku rreth orës 13:00 do t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lokalë.

Dhe, sipas mediave serbe, një prej temave më të ‘nxehta’ do të jetë edhe Kosova, raporton zeri.info.

“Ceferin pritet të ‘bombardohet’ me pyetje rreth vendimit kontrovers të UEFA-s dhe FIFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe. /Zëri/