De Biasi: Merituam të fitonim

Sport March 28, 2017 - 20:20

Trajneri Gianni De Biasi mendon se Kombëtarja shqiptare nuk e meritoi humbjen nga Bosnja e Hercegovina, në miqësoren e sontme, raporton zeri.info.

“Humbje që lë shenjë. Rezultati më i duhur do të ishte fitorja e Shqipërisë. Kemi bërë dy gabime, kemi bërë lojë mjaft të mirë. Kishim mungesa, provuam, pamë gjithçka në fushë”, deklaroi trajneri italian.

“Miqësoret shërbejnë për të fituar, por edhe për ta pasur një pasqyrë”, përfundoi ai. /Zëri/