Kjo është agjenda e Përfaqësueses së Kosovës

Sport March 20, 2017 - 12:04

Përzgjedhësi Albert Bunjaki e ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Islandën, shkruan zeri.info.

Ndërkohë, trajneri kosovar e ka treguar edhe agjendën e ekipit para ndeshjes së 24 marsit.

“Do t’i zhvillojmë tri stërvitje para lojës me Islandën. E kemi nisur grumbullimin në Kosovë pasi duam të jemi më afër jush, pasi po luajmë zakonisht jashtë vendit. Është loja e katërt jashtë Kosovës. Është e vështirë dhe e dhimbshme, por për momentin ky është realizuati. Normalisht, do të ishte dëshirë jona të luajmë në Kosovë”, theksoi fillimisht Bunjaki në konferencë për shtyp.

“Disa lojtarë kanë ardhur dje, e pjesa dërrmuese do të vijnë sot në Kosovë. Nesër do të stërvitim në stadiumin e Feronikelit nga ora 10:00 e pasdite do të shkojmë në Shqipëri. Do t’i kemi dy ushtrim taktike dhe një regjeneruese”, ka përfunduar Bunjaki.

Përfaqësuesja është grumbulluar në hotel Emerald, ndërsa nga nesër do të vendoset në afërsi të Shkodrës. /Zëri/