Tifozët e Realit me dedikim të veçantë për nënën e Ramosit (Foto)

Sport January 19, 2017 - 18:30

Tifozët e Real Madridit edhe një herë tjerë kanë treguar dashurinë e tyre ndaj kapitenit Sergio Ramos

Tifozët e Sevillas kishin fyer nënë e Sergio Ramosit, gjatë ndeshjes së Copa del Rey, për çka skuadra e Sevillas mund të dënohet.

Kjo ka bërë që tifozët e Realit t’i dalin në ndihmë Ramosit me një dedikim të veçantë për nënë e tij.

“Rroftë nënë që të lindi Sergio”, shkruhej në pllakatën që tifozët e Realit e bartnin në Bernabeu, gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigos. /Express/

 

Image