I çmendur Balotelli, poston një status të guximshëm për gruan e Obamës (FOTO)

Sport October 22, 2016 - 18:02

Sulmuesi italian i Nisë, Mario Balotelli, ka publikuar një “post” shumë të guximshëm në lidhje me veshjen tronditëse, ngjyrë ari, të zonjës së parë të SHBA. Futbollisti ka hedhur në një nga llogaritë e tij në Instagram një foto shumë kurioze, që nuk ka lidhje me futbollin. Më parë e kemi shikuar të hedhë mesazhe hakmarrëse, për të qeshur, të diskutueshme dhe, herë pas here, pak të guximshme.

Ky i fundit është rasti më i guximshëm, sepse ka në fokus gruan e Barack Obama. 4.5 milionë ndjekësit e Mario Balotelli janë munduar të kuptojnë domethënien e postimit të sulmuesit italian, që ngërthehet në foton e Michelle Obama, e cila është e veshur me një fustan të ngushtë “Versace” gjatë pritjes së kryeministrit italian, Matteo Renzi . “Balo” ka lënë si status të fotos vetëm dy fjalë; oh…OK.

Shumë njerëz kanë pyetur: Mos vallë “Super Mario” ka rënë në dashuri me veshjen prej ari të gruas së Presidentit Barack Obama dhe, sidomos, me pamjen e pasme të zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Image