Rrihen mes vete të burgosurit e në burgun e Dubravës

Kronika September 23, 2018 - 12:20
Lexo detajet

Dy persona të burgosur në Burgun e Dubravës janë rrahur fizikisht njëri me tjetrin, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë pas intervistimit të të dyshuarve me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Bie në kanal, ndërron jetë viktima

“Burgu i Dubravës 22.09.2018 – 11:15. Raportohet se dy të burgosur meshkuj K-shqiptarë kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull K-shqiptar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /ZËRI