Sekuestrohen mbi 480 kg duhan të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen mbi 480 kg duhan të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut

Kronika April 26, 2024 - 11:46

Ditën e djeshme është parandaluar edhe një rast i kontrabandës me mallra nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se njësitë patrulluese të Stacionit për Mbikëqyrje Kufitare - Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave ditën e djeshme në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, është vërejtur një automjet i dyshuar, transmeton Zeri.info.

“Njësit patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare - Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithsej thuhet se janë sekuestruar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg, ndërkaq malli po dyshohet të jetë sjellë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve malore.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

1. 360 pako x 800 g = 288 kg, të llojit lord,

2. 79 pako x 500 g = 39.5 kg, të llojit Marlboro

3. 60 pako x 500 g = 30 kg, të llojit Lord

4. 60 pako x 500 g = 30 kg të llojit Dunhill

5. 80 pako x 500 g = 40 kg të llojit Davidof

6. 80 pako x 500 g = 40 kg të llojit West

7. 20 pako x 500 g = 10 kg të llojit Royal

8. 20 pako x 500 g = 10 kg të llojit Virginia”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij malli i kontrabanduar dhe automjeti do të sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor Hani i Elezit. /Zëri

Image

Image

Image