Tragjedia në Shkodër, kërkohet ndërhyrja e Forcave të Armatosura për gjetjen e trupave të familjes Arrazi
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri ua ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH, për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.
Një prej trupave u gjet rastësisht nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.
Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i Agjencisë Kombëtare Besnik Hysaj në drejtim të FA-së dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.
Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin, duke e bërë më të vështirë gjetjen e tri kufomave të tjera.