Bie në kanal, ndërron jetë viktima

Kronika September 23, 2018 - 12:14
Policia jep detaje

Një person ka ndërruar jetë pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka rënë në një kanal i cili ishte hapur me ekskavator e ku më pas edhe është mbuluar nga dheu. Sipas policisë zjarrfikësit e kanë nxjerr nga atu mirëpo për shkak të plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

LEXO EDHE: Arrestohet një person, i shkakton lëndime të rënda vëllaut

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Nëna Terezë, Gjilan 22.09.2018 – 10:15. Viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka rënë në një kanal i cili ishte hapur me ekskavator dhe është ngujuar nga dheu. Njësia e kërkim shpëtimit nga zjarrfikësit kanë arritur ta lirojnë nga dheu viktimën dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo përkundër përpjekjes së ekipeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve. /ZËRI