Detaje nga rasti në Pejë, ku një person vdiq pasi u godit qëllimshëm me veturë

Detaje nga rasti në Pejë, ku një person vdiq pasi u godit qëllimshëm me veturë

Kronika April 25, 2024 - 09:07

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka shkaktuar qëllimshëm aksident me fatalitet.

Sipas Policisë, i dyshuari dhe viktima janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

“Është arritur të arrestohet i dyshuari, shtetas i R. së Shqipërisë, pasi dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull, po ashtu shtetas i R. së Shqipërisë. Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri