Gjakovë: I dehur goditi me veturë një këmbësore, voziti pa patentë shofer
Foto: Laura Hasani

Gjakovë: I dehur goditi me veturë një këmbësore, voziti pa patentë shofer

Kronika April 25, 2024 - 23:21

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë.

Një person e kishte vozitur veturën në gjendje të dehur.

I njëjti po ashtu kishte qenë edhe pa patentë-shofer.

Kjo u bë e ditur për klankosova nga drejtori i Trafikut Rajonal Albin Sahatqija.

“Këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta trupore, teksa i dyshuari është ndaluar nga policia”, tha Sahatqija.

“I njëjti kishte vozitur pa patentë shofer, pasi që atij ia kishte konfiskuar më herët Trafiku Rajonal”, tha ai.