Zhduket një femër në Prishtinë

Kronika August 14, 2018 - 10:39
Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Prishtinës një femër është larguar nga shtëpia e saj dhe e njëjta nuk është kthyer më, transmeton “Zëri.info”.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj, ndërsa sipas policisë njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

LEXO EDHE: Kërcënon me jetë një femër, lirohet i dyshuari

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 11.08.2018 – 20:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e  tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /ZËRI