Kërcënon me jetë një femër, lirohet i dyshuari

Kronika August 14, 2018 - 09:57
Lexo detajet

Është arrestuar një mashkull i dyshuar për kanosje me jetë të një femre në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës, njofton Policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka mbetur nën hetime.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Prizren, dy të plagosur

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Llukar, Prishtinë 09.08.2018 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur me jetë viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet ndërsa rasti mbete nën hetime.  /ZËRI