E bën për spital policin, lirohet i dyshuari

Kronika July 08, 2018 - 14:03
Detajet

Policia e Kosovës njofton se një i dyshuar mashkull pas që nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor ka rezistuar me c`rast i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, transmeton “Zëri.info”.

Pas kësaj ngjarje zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

LEXO EDHE: Dy të mitur i hyn në shtëpi një femre, ja çfarë i bëjnë asaj

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor  gjatë arrestimit ka rezistuar me ç ’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar. /ZËRI