Dy të mitur i hyn në shtëpi një femre, ja çfarë i bëjnë asaj

Kronika July 08, 2018 - 13:57
Detajet

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së shtunë në Fushë Kosovë dy të mitur kanë hyrë në shtëpinë e një femre dhe nën kërcimin e armës i kanë kërkuar para si dhe ia kanë demoluar shtëpinë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor si dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Kjo është kosovarja shtatzënë që e humbi jetën në Kanionin e Matkës

Ja njoftimi i plotë i policisë

Rr, “Dardanisë”, F. Kosovë 06.07.2018-23:00. Si rezultat i hetimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar moshë e mitur  meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës femër K Shqiptar, nën kërcënim të armës i kanë kërkuar para duke i demoluar edhe shtëpinë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ./ZËRI