Përleshet një familje, gjuajnë edhe me armë

Kronika July 05, 2018 - 11:21
Detajet

Policia e Kosovës, njofton se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në qytetin e Podujevës, është raportuar për një përleshje mes katër personave të cilët dyshohet të jenë të një familje, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë në këtë rast ka pasur edhe gjuajtje me armë  ku policia më pas ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

LEXO EDHE: Sulmojnë policët, arrestohen pesë të dyshuar

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Raportohet se pas një mosmarrëveshje në familje në mes të katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë njëri nga ta ka shtënë me armë në ajër. Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. /ZËRI