Sulmojnë policët, arrestohen pesë të dyshuar

Kronika July 05, 2018 - 11:09
Detajet

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, janë arrestuar pesë të dyshuar pasi që të njëjtit gjatë arrestimit të një të dyshuari për të cilin kishte urdhërarrest kanë penguar zyrtarët policor, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari për të cilin  kishte urdhërarrest është dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar.

LEXO EDHE: Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë (VIDEO)

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Bresje, Fushë Kosovë 04.07.2018-19:40. Raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të cilin kishte urdhërarrest kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari për të cilin kishte urdhëresë aktive dërgohet në vuajtje të dënimit ndërsa katër tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.  /ZËRI