Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë (VIDEO)

Kronika July 05, 2018 - 09:49
Lexoni më shumë detaje

Ish- shefi i Zyrës së prokurimit i Komunës së Gjilanit, Salih Kçiku, mbi të cilin rëndon një aktakuzë për asgjësim të arkivit,të mërkurën në ambientet e Gjykatës Themelore bashkë me të birin e tij kanë sulmuar një hetues të Policisë së Kosovës.

Hetuesi i Policisë së Kosovës, i cili është pjesë e Njësisë për Krime Ekonomike, ndodhej në gjykatë për të dëshmuar kundër Kçikut

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, të dyshuarit e kanë ofenduar hetuesin dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht.

Për këtë shkak është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët kanë bërë arrestimin e Kçikut dhe djalit të tij.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, ka deklaruar se dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /BetimipërDrejtësi/

Ky ishte momenti kur Kçiku u arrestua pas këtij sulmi: