Ulet besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në prokurori

Kronika July 03, 2018 - 17:37
Detajet

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar raportin Pulsi Publik XIV i cili paraqet perceptimet e qytetarëve  kosovarë për proceset demokratike dhe perceptimet për kushtet ekonomike, shkruan "Zeri.info".

Sipas këtij raporti tek qytetarët ka rënë besimi në gjyqësor dhe në prokurori për rreth 6 dhe 3 pikë përqindje.

LEXO EDHE: 33% të qytetarëve ndihen të pasigurt në rrugë

Po ashtu sipas raportit knaqshmëria e qytetarëve në gjyqësor dhe në prokurori është më i ulët nëse krahasohet me organet tjera legjislative dhe ekzekutive.

“Niveli i kënaqshmërisë me punën e gjyqësorit (Gjykatat dhe Prokuroria) është ulur me rreth 6 dhe 3 pikë përqindje që nga tetori 2017, respektivisht. Duhet të theksohet se nivelet e kënaqshmërisë me Prokurorinë dhe institucionet qendrore janë më të ulëta kur krahasohen me të gjitha institucionet e tjera”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti qytetarët besojnë më shumë në presidentin. Kjo përqindje sillet rreth 39%, pastaj 33% besojnë në punën e Kuvendit të Kosovës, 31.5% janë të kënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit dhe 33% besojnë në kryeministrin e vendit. /ZËRI