33% të qytetarëve ndihen të pasigurt në rrugë

Aktuale July 03, 2018 - 16:00
Detajet

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar raportin Pulsi Publik XIV i cili paraqet perceptimet e qytetarëve  kosovarë për proceset demokratike dhe perceptimet për kushtet ekonomike, raporton "Zeri.info".

Ky raport paraqet të dhënë të nxjerra nga ky program në disa fusha e ku ndër to veçohet edhe ajo e sigurisë në rrugë.

Sipas këtij raporti, 33% të qytetarëve kosovarë ndihen të pasigurt ndërsa 67% ndihen të sigurt në rrugë.

LEXO EDHE: Vetëm 33 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit

“Për treguesin e sigurisë dhe sigurimit, të anketuarit u pyetën nëse ndihen të sigurt kur dalin në rrugë. Të dhënat tregojnë se 67% e kosovarëve ndihen të sigurt dhe se rreth 33% ndihen përgjithësisht të pasigurt. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë nuk tregojnë dallime të konsiderueshme në opinionet e burrave dhe grave në lidhje me sigurinë dhe sigurimin kur janë në rrugë”, thuhet në raport. /ZËRI