I braktisë fëmijët dhe i lë në rrugë, policia liron të dyshuarën

Kronika June 17, 2018 - 12:51
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Gjakovës  ka arrestuar një femër të komunitetit rom nën dyshimin se ka braktisur fëmijët e saj, të të gjinisë mashkullore një velar dhe një i gjinisë femërore 12 vjeçare, shkruan “zëri.info”.

Policia po ashtu njofton se ajo i ka detyruar fëmijët e saj që të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Sipas policisë me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Arrestohet një mashkull dhe një femër për marrje me prostitucion

Ja njoftimi i plotë:

Rr. “Nënë Tereza”, Gjakovë 13.06.2018-14:40. Është arrestuar e dyshuara femër K/Rome, nën dyshimin e bazuar se ka braktisur fëmijët e saj, një i gjinisë mashkullore një vjeçar dhe një i gjinisë femërore 12 vjeçe, duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /ZËRI