Arrestohet një mashkull dhe një femër për marrje me prostitucion

Kronika June 17, 2018 - 12:33
Ja ku ka ndodhur ngjarja

Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin e marrjes me prostitucion, transmeton “Zëri.info”.

Policia po ashtu ka  bërë të ditur se me urdhër të gjyqtares për kundërvajtje, të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente për procedurë më të shpejtë.

LEXO EDHE: Dje më pak tiketa trafiku të shqiptuara se ditët tjera

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mitrovicë 13.06.2018-22:00. Janë arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe një e dyshuar femër K/shqiptare, nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartshënuar dhe me urdhër të gjyqtares për kundërvajtje, të dyshuarit dërgohen në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë. /ZËRI