Ngjarje e rëndë: Rrokulliset me traktor ndërron jetë viktima

Kronika June 17, 2018 - 11:56
Ja ku ka ndodhur ngjarja

Policia e Kosovës njofton se një mashkull derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin e tij në Kamenicë është rrokullisur me c`rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë vdekjen e tij e kanë konfirmuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Ky rast nga policia është cilësuar si vdekje aksidentale , teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

LEXO EDHE: Mbytet në Velipojë pushuesi nga Prishtina

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kamenicë 16.06.2018-11:55. Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /ZËRI