Kronika

Mbytet në Velipojë pushuesi nga Prishtina

Mbytet në Velipojë pushuesi nga Prishtina
16 qershor 2018 • 21 : 29

Lexo detajet

Një pushues nga Kosova ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në plazhin e Velipojës.

Qamil Bajrami 71 vjeç u evidentua nga pushuesit e tjerë, por ishte e kotë ndihma e parë që ju dha, pasi i moshuari me banim në Prishtinë nuk mundi të mbijetonte. 

Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.

Janë të shumtë pushuesit që kanë gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës, veçanërisht nga Kosova. 

Personat që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, kanë qenë në moshë, si në rastin e Qamil Bajramit, dhe shpesh shkaku kryesor i vdekjes së tyre ka qenë ataku kardiak, goditja në zemër si pasojë e kontaktit të menjëhershëm me ujin.

Në plazhin e Velipojës, gjithashtu mungojnë rojet bregdetare, prezenca e të cilëve do të shmangte rastet e shumta të mbytjeve, duke i pikasur rastet e rrezikut për t'i dhënë më tej ndihmën e parë pushuesve. 

Këtë fundjavë në Shqipëri pati dyndje të pushuesve nga Kosova, fluks që u shënua menjëherë pas përfundimit të muajit të Ramazanit. /Express

 

© zëri.info